Policia e Tiranës thotë se shuma në cash bashkë me bizhuteritë e grabitura në banesën e ish bashkëpunëtores së ngushtë të Arben Ahmetajt, zj.Ilda Klosi, arrin shumën e 120 mijë eurove.
Sakaq policia e Tiranës ka dyshime se Rozeta dhe Havier Dobi janë të përfshirë në të paktën 4 grabitje të tjera.
Nga rikontrolli i banesës të Rozeta dhe Havier Dobi paraditen e të kësaj të diele policia thotë se në tubin e aspirarorit të shtëpisë së pastrueses gjeti të fsheshur 404800 euro dhe 8500 dollarë.
Të dhënat e deritanishme nga hetimi sqarojnë se Rozeta Dobi krahas shtëpisë të Alda Klosit kujdesej edhe për shtëpitë e disa zyrtarëve të tjerë të qeverisë. Përflitet se ajo ka shërbyer edhe te një ministër.
Nuk dihet saktësisht për momentin se kujt zyrtari të lartë qeverisës i ka shërbyer kjo pastruese, sepse sipas Ilda Klosit shuma e sekuestruar nuk është krejt e saja, por mund ta ketë vjedhur në banesa të tjera të zyrtarëve.
Pyetja shtrohet se këto afro 500 mijë euro që një pastruese ka vjedhur, ajo i ka marrë te shtëpitë e këtyre zyrtarëve dhe prokuroria duhet të hetojë se cilët janë zyrtarët. Pra ku i kanë marrë këto qindra mijëra euro zyrtarët e qeverisë? Sepse duhet ti kenë siguruar nga burime jo të ligjshme, përderisa nuk kanë bërë padi në polici apo në prokurori.
Më shqetsuese mbeten këta zyrtarë të heshtur se sa Ilda Klosi e cila ka shkuar në polici duke denoncuar.