AKTUALITET

Të izoluar nga bora të harruar nga shteti

I gjithë qarku i Gjirokastrës, përfshirë edhe Dropullin, është zgjuar këtë mëngjes nën një shtresë të trashë dëbore. Një situatë që, ndonëse e paralajmëruar nga kushtet atmosferike, ka gjetur sërish të papërgatitura institucionet përgjegjëse.

Asnjë masë konkrete, asnjë plan veprimi dhe asnjë reagim në terren. Prefektura e Gjirokastrës vijon të heshtë, ndërsa në rrugë nuk shihet asnjë mjet pastrimi apo punonjës për të ndërhyrë në hapjen e akseve të bllokuara.

Fshatra të tëra janë izoluar — nga Gjirokastra në Dropull, Pogon, Zagori e deri në Libohovë. Banorët ndodhen të bllokuar në banesat e tyre, pa mundësi lëvizjeje, pa ndihmë dhe pa asnjë komunikim zyrtar nga autoritetet.

Situata paraqitet problematike edhe në Qafën e Skerficës, një nyje e rëndësishme e qarkullimit, e cila është bllokuar plotësisht, duke krijuar rrezik për drejtuesit e mjeteve dhe kaos në trafik.
Pamjet nga terreni flasin vetë: bora vijon të bjerë, qytetarët përballen me vështirësi, ndërsa institucionet mbeten pasive.

Një tjetër dështim në menaxhimin e situatave të motit të keq, në një kohë kur banorët kërkojnë vetëm një gjë: të mos lihen në harresë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button