Monday, July 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET“Të rekrutuar nga Shërbimet e Inteligjencës”, 2 rusët dhe ukrainasi erdhën me...

“Të rekrutuar nga Shërbimet e Inteligjencës”, 2 rusët dhe ukrainasi erdhën me mision sekret në Shqipëri

Detaje nga dosja e prokurorisë së Elbasanit në lidhje me 2 rusët dhe ukrainasin e arrestuar në uzinën e armëve në Gramsh, janë zbardhur.  Një shtetas rus tentoi të hynte në uzinën ushtarake, duke lënduar edhe dy efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë me spry neuroparalizues, ndërsa dy të tjerë u arrestuan nga policia në tentativë për tu larguar me mjetin tip Chevrolet.

Svetlana Timofeeva , 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov akuzohen se janë rekrutuar nga Shërbimet e Inteligjencës dhe kanë ardhur në Shqipëri me misione të caktuara.

Nga pyetja e tyre deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar baza e arsyeshme e të dhënave që krijon dyshimin e bazuar në prova se kanë ardhur në Shqipëri me mision të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ruse me detyra të përcaktuara.”- thuhet në dosje.

Po ashtu thuhet se në pajisjet e tyre të specializuara të fotografimit janë gjetur filmime dhe pamje të uzinës mekanike të Gramshit, por edhe të veprave të tjera që njihej si infrastrukturë kritike civile, siç janë burimet energjetike.

Këtë të mërkurë, rreth orës 11:00, 3 të arrestuarit të cilët dyshohen dhe akuzohen për ‘Spiunazh’ do të dalin para gjykatës së Elbasanit, ku do njihen me masën e sigurisë.

Ndërkohë prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për ta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME