Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Vlorë para pak çastesh. Ngjarja ka ndodhur pranë poliklinikës së qytetit. Flitet se ka persona të plagosur dhe se një person ka humbur jetën.
Sipas të njëjtyave burime thuhet se viktima është një 23-vjeçar. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat e asaj që ka ndodhur
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.