BOTA

Teoritë/ Çfarë i shkaktoi zjarret masive në Los Angeles

Teksa Los Angeles është duke u përpëlitur për të përballuar “ferrin” e zjarreve që u shfaqën papritur, të gjithë ngrenë pyetjen që ka pasoja të thella ekonomike, financiare dhe politike: Çfarë i ndezi zjarret që u kanë marrë jetën të paktën 24 personave?

Zjarret Palisades dhe Eaton kanë djegur më shumë se 12 mijë ndërtesa dhe pritet të jenë më të kushtueshmit në historinë e SHBA me vlerësime që variojnë nga 50 deri në 150 miliardë dollarë.

Ajo që dihet është se kishte pasur një zjarr të vogël pranë Palisades, një javë më parë, në ditën e Vitit të Ri. Kjo është dhe një nga vatrat më të mëdha. A mund të jetë rindezur prushi i zjarrit të vjetër? Shtëpitë që u dogjën në zjarrin e Eaton thuhet se kishin ende energji elektrike mes erërave të forta përpara se të shpërthente ferri.

California Fire Map Latest: Where are Kenneth, Palisades, Eaton Fires now? - Newsweek

A ishin fajtore linjat elektrike të rrëzuara në tokë? Një “person i dyshimtë” u identifikua pranë zjarrit në Kenneth. A është ndonjëri nga zjarret vepër e qëllimshme?

California wildfires in photos: Images show the catastrophic scale in Los Angeles and the Palisades

Zyrtarët deri më tani kanë qenë rezervuar dhe të kujdesshëm. Ata nuk kanë ende një përgjigje të qëndrueshme. Thonë se do të flasin sapo të mund të përfundojnë hetimet komplekse që shpesh marrin muaj të tërë.

Rrufetë janë burimi më i zakonshëm i zjarreve në SHBA, sipas Shoqatës Kombëtare të Mbrojtjes nga Zjarri. Megjithatë hetuesit e përjashtuan menjëherë këtë si shkak. Nuk pati raportime për ndonjë rrufe në zonën Palisades ose terrenin rreth zjarrit Eaton. Dy shkaqet e tjera më të zakonshme janë: zjarre të ndezura qëllimisht ose ato të shkaktuara nga linjat e energjisë elektrike.

WATCH: Wildfires rip through homes across several Los Angeles neighborhoods

Deri më tani nuk ka asnjë indikacion zyrtar për zjarrvënie të qëllimshme në asnjërën nga vatrat, por edhe linjat e energjisë nuk janë identifikuar ende si shkak.

Nëse rrufetë, zjarrvëniet e qëllimshme dhe linjat e energjisë janë shkaqet më të zakonshme, djegia e mbeturinave dhe fishekzjarrët renditen gjithashtu si mundësi. Zjarret mund të nxiten nga burime të panumërta, përfshirë edhe aksidentet.

Photos: Fires ravaging California after heat wave - Los Angeles Times

“Ka shumë dezinformata që qarkullojnë dhe shumë njerëz duan përgjigje, gjë që është e kuptueshme. Ne do t’i japim ato përgjigje, por ne duhet të marrim njerëz shtesë dhe të hetojmë” – tha Ginger Colbrun, një zëdhënëse e Byrosë Amerikane të Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve, agjencia kryesore që heton shkakun e zjarrit në Palisades.

Por me zjarret që ende po digjen dhe urdhrat e rinj të evakuimit, hetuesve do t’u duhet ende kohë për të mbledhur faktet.

Ekspertët thonë se shkaku i zjarreve mund të jetë jashtëzakonisht i vështirë për t’u hetuar për arsye të dukshme, duke përfshirë intensitetin dhe temperaturën e zjarreve të tilla të mëdha që shkatërrojnë pothuajse gjithçka në rrugën e tyre. Megjithatë, shkenca është bërë jashtëzakonisht e avancuar dhe teknike dhe në mjediset urbane mund të mbështetet në sasi të mëdha të të dhënave të disponueshme, u shpreh Ginger. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button