Një avokati në Fier i është pezulluar licensa për tre muaj, pasi theu bojkotin që avokatët vazhdojnë prej tre javësh, si shenjë proteste kundër hartës së re gjyqësore.
Vendimi për Av. N D, pjesë ere Dhomës së Avokatisë së Fierit u dha këtë të mërkurë nga Komiteti i Disiplinës pranë Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, ndërkohë që pritet të jepet vendimi dhe për 14 avokatë të tjerë që kanë thyer bojkotin dhe kanë marrë pjesë në seanca gjyqësore. Ata pritet t’i nënshtrohen masave disiplinore për ndëshkim me gjobë, pezullim license deri në propozim për heqje license.
Mbyllja e shumë gjykatave në vend ku preken më tepër ato të Apelit, që do të grumbullohen në një të vetme, solli vendimin e tretë nga dhoma kombëtare e avokatisë që vendosi bojkotim masiv te proceseve.