Thursday, November 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJITikTok prezanton masa të reja për përdoruesit evropian

TikTok prezanton masa të reja për përdoruesit evropian

TikTok, platforma e rrjeteve sociale me pronësi kineze, ka prezantuar një numër të veçorive të reja për përdoruesit evropian, me të cilat synon përmirësimin e përputhshmërisë me rregulloret në ardhje të Bashkimit Evropian.

Nën Aktin e Shërbimeve Dixhitale të BE-së (DSA), ByteDance-it, kompanisë pronare të TikTok, Alphabet-it e cila është pronare e Google dhe platformat e tjera të mëdha në internet do t’u kërkohet që të kontrollojnë përmbajtjen ilegale në platformat e tyre, të ndalojnë praktika të caktuara të reklamimit dhe t’i ndajnë të dhënat e tyre me autoritetet.

Por pasi që TikTok muajin e kaluar pranoi që të bënte një “stress test” vullnetar, Thiery Breton, kreu i BE-së për industri tha se duhej “më shumë punë” në mënyrë që firma të jetë tërësisht në përputhje me rregullat, raporton Reuters.

“TikTok është duke dedikuar burime të shumta drejt përputhshmërisë”, deklaroi Breton për BBC. “Tani është koha për të përshpejtuar procedurat për të qenë tërësisht në përputhje”, shtoi ai.

Gjatë së premtes, firma prezantoi masat e reja të cilat ajo i kishte marrë për t’u përputhur me rregullat e DSA, e të cilat janë: lehtësimi i raportimit të përmbajtjes ilegale nga ana e përdoruesve evropian, lejimi i ndalimit të rekomandimeve të personalizuara për video dhe largimi i reklamimit të targetuar për përdoruesit 13 deri në 17 vjeç.

“Ne do vazhdojmë jo vetëm t’i përmbushim obligimet tona ndaj rregullave, por gjithashtu do përpiqemi të vendosim standarde të reja nëpërmjet zgjidhjeve inovative”, bënë të ditur nga TikTok.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME