Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËTopalli, ironi për Lindita Nikollën e akuza Ramës

Topalli, ironi për Lindita Nikollën e akuza Ramës

Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ironizoi sot në protestën e opozitës mungesën në seancë plenare të kryeparlamentares Lindita Nikolla.

“Kryetarin e Parlamentin e paskan fshehur sot. Kur ishin në opozitë merrnin mikrofona e artopolanta, por asnjë nuk i përjashtonte nga parlamenti. Përballja me krimin nuk është e thjeshtë, por nuk është e pamundur. Përballja me fuqinë e korrupsionit, nuk është e thjeshtë, por nuk është e pamundur. Mjafton që të vendosim që ky vend të mos shpopullohet më. Mjafton të vendosim të protestojmë. Ka vetëm një mënyrë, duke protestuar fiton. Duke protestuar në shesh fiton të drejtën e dinjitetit”, tha Topalli.


“Në datën 3 ne do të bëjmë protestën më të madhe. Kush lejon që të të vjedhin emrin, të të marrin vulën? Cfarë do bënte Rama nëse Berisha do ti kishte marrë selinë dhe vulën e PS-së? Ne nuk na ka vdekur as nervi politik dhe as nervi demokratik. Kërkojnë të eliminojnë opozitën. Opozitë janë të gjithë ata që nuk bien dakord me korrupsionin dhe mënyrën e qeverisjes”, u shpreh më tej anëtarja e kryesisë së PD-së.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME