Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËTragjedia në Himarë/ Meta akuza Ramës: Sot bën viktimën, njësoj si me...

Tragjedia në Himarë/ Meta akuza Ramës: Sot bën viktimën, njësoj si me rastin e Klodian Rashës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Himarë ku mbeti e vrarë një vogëlushe 7-vjeçare që u përplas për vdekje nga skafi i komistarit Arjan Tase, duke akuzuar qeverinë.

Meta tha se Rama sot bën viktimën, por ai është përgjegjës për vdekjen e 7-vjeçares, pasi nuk ndëshkoi ashtu sikur se ligji e parashikon autorin, komisar Arjan Tase me të shkuar kriminale. Nga Portëza, ish-presidenti tha se qeveria se abuzon me qytetarët, ndërsa nga “të fortët” ka frikë dhe iu përulet atyre. .

“Lidhur me zotërinë, ju e dini që të gjithë ata që kanë probleme si ai, në këtë stinë pak të ngrohtë u rëndohen problemet e shëndeti, koha e mjekimit po afron. Ajo që mund të them është se Shqipëria është në një gjendje emergjence, shteti ka rënë në çdo aspekt, ka falimentuar për shkak të një kryeministri diletant që bën eksperimente kundër shtetit dhe ka falimentuar gjithçka, që nga siguria dhe rendi publike, deri tek bujqësia që është në një gjendje zie”.

“Një njeri që nuk ndalet se vjedhuri në kohë pandemie, që falsifikon numrin e të vdekurve në pandemi, një njeri që përdor dhe tërmetin për të vjedhur, bën çdo akuzë”, tha Meta.

“Rama punon çdo ditë kundër të gjithë shqiptarëve. Shikoni rrogat më të ulëta, pensionet më të ulëta, çmimet më të larta. Shikoni vetëm një njeri që do të shfajësohet pas 10 vitesh në pushtet kur kontrollon të gjitha pushtetet në vend. Nuk ka lënë njeri në Shqipëri pa gjobitur për t’i mbajtur nën presion dhe shantazh. Sot kërkon të bëjë viktimën, se autori i vrasjeve me arrogancën e tij, është ai. Është ai që u jep siguri politike dhe garanci për pandëshkueshmëri. Siç e kemi parë dje, siç e kemi parë në rastin e të ndjerit Rasha. Këta bëjnë si të fortë me popullin se kanë atë, por e patë në Elbasan si rrinin para të fortëve, rrinin sus”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME