Saturday, May 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTTrajneri i Marokut: Jemi Rocky Balboa i këtij Botërori!

Trajneri i Marokut: Jemi Rocky Balboa i këtij Botërori!

Trajneri i Marokut, Walid Regragui është shfaqur shumë i lumtur pas kualifikimit historik. Pas fitores ndaj Portugalisë në ndeshjen çerekfinale të luajtur në “Estadio Al Thumama”, në Doha, 47-vjeçari ka folur me nota superlative.

“Pas Spanjës, ne arritëm të triumfonim edhe ndaj një skuadre të madhe si Portugalia. Dhamë gjithçka, kemi ende pak lojtarë të dëmtuar, por ata që po luajnë e çuar veten deri në rraskapitje. Ky grup ka një gjendje shpirtërore të jashtëzakonshme.

Para ndeshjes, u thashë djemve se ishte e nevojshme të shkruanin historinë për Afrikën! Jam shumë, shumë krenar për ta”, tha Regragui.

Gjatë fjalës së tij ë konferencën për shtyp, Regragui iu referua sagës së famshme filmike “Rocky”, me protagonist Sylvester Stallonen, duke u shprehur: “Ne jemi Rocky Balboa i këtij Botërori!”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME