BOTA

Tre plumba në zyrën e Ministrit të Brendshëm serb, reagon Vuçiç

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas kërcënimit të Ministrit të Brendshëm dhe Zëvendëskryeministrit Ivica Daçiç, të cilit iu dërguan në zyrë një zarf që përmbante tre plumba.

“Ivica më tregoi për ato tre plumba. Është pjesë e punës sonë të përditshme. Policia jonë ka njerëz të mrekullueshëm dhe shpresoj se do ta zbulojnë kush mendon se është shumë i zgjuar për të bërë diçka të tillë,” u shpreh

Ngjarja ndodhi këtë të premte, kur gjatë kontrollit të zakonshëm të postës në ndërtesën e qeverisë, një skanim me rreze X zbuloi përmbajtjen e dyshimtë të pakos.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se zarfi ishte dërguar dy ditë më parë nga Pozharevaci dhe se tashmë policia ka identifikuar dhe lokalizuar personin që e ka dërguar.

Detaje të mëtejshme për motivet apo identitetin e dërguesit ende nuk janë bërë publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button