Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTre të arrestuar për vepra të ndryshme penale

Tre të arrestuar për vepra të ndryshme penale

Procedohen penalisht 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Lushnjë – Ndezi zjarr në tokën e tij, për pasojë u dogj një sipërfaqe toke me ushqim për kafshët, procedohet penalisht autori i dyshuar.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. K., 58 vjeç, pasi në Karbunarë, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ushqim për kafshët, në pronësi të shtetasit P. N.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Fier -Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 53 vjeç, banues në fshatin Dërmënas, Fier, pasi në lagjen” 16 Prilli”, Fier, qeni në kujdestari të tij, ka thyer karantinën në objektin ku qëndronte dhe ka kafshuar shtetasin Ll. J., 57 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spitalin e Fierit, u largua për në banesë.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. S., 22 vjeçe, pasi dyshohet se ka vjedhur 2 ora dore dhe 2 palë syze, në banesën e shtetasit P. H

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME