POLITIKËTOP-NEWS

Tregtarët – Spiropalit: T’ju vijë turp që vini në Vlorë…

Elisa Spiropali ka shkuar si “zjarrfikëse” për të manipuluar tregtarët e Vlorës lidhur me situatën në të cilën ndodhen prej disa ditësh. Autoritetet lokale kanë marrë vendim për zhvendosjen e tregut pa asnjë konsultim me tregtarët, madje këtë po e bëjnë me forcë.

Tregtarët refuzojnë zhvendosjen pasi, siç pretendojnë ata, vendi ku po i çojnë nuk ka asnjë kusht për kryerjen e aktivitetit të tyre. Edi Rama kishte njoftuar se do të shkonte vetë për t’i takuar, por duket se para se të përballet me ta, ka dërguar Elisa Spiropalin si “zjarrfikëse” për të ulur tensionet.

Ministrja e Jashtme, siç dëgjohet edhe në videon e mëposhtme, është përzënë nga tregtarët e shqetësuar, të cilët ia kanë përplasur në sy se qeveria është në dijeni, por nuk ka marrë asnjë masë.

“Nuk jam në dijeni, kam ardhur për punë tjetër,” – dëgjohet teksa u thotë Spiropali.

“Jeni në dijeni që ç’ke me të. T’ju vijë turp që vini në Vlorë, se Vlorën e keni shkulur me themel,” – i kthehet një zonjë e revoltuar Spiropalit, e cila pas këtyre fjalëve largohet e rrethuar nga truprojat e shumta që e shoqërojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button