Nga Bledi Salaj – Amerikanët pērjetuan rikthimin e një kujtimi të hidhur kur 20 vjeçari i radikalizuar Thomas Matthew Crooks shtiu me snajper ndaj z. Trump, kërcënimin që dhuna politike paraqet për demokracinë. Qe një mëshirë nga Zoti që Z. Trump nuk u vra dhe një tragjedi që të paktën një person pjesëmarrës në tubim vdiq.
Çdo përpjekje për të zgjidhur zgjedhjet politike përmes dhunës është neveritëse. Dhuna është antitezë për demokracinë. Votat, jo plumbat, duhet të jenë gjithmonë mjeti të cilin amerikanët përdorin për të zgjidhur dallimet mes tyre
U takon udhëheqësve politikë të të dyja partive, dhe çdo amerikani, që individualisht e kolektivisht, të rezistojnë ndaj një rënieje në dhunë të mẽtejshme dhe në lojin e gjuhës ekstreme që e ushqen atë. Sulmi i së shtunës nuk duhet të merret si një provokim apo justifikim. Amerikanët gjithashtu duhet të jenë të qartë per sfidën pērballë kombit pasi ngjarja në Pensilvani nuk ishte një anomali rastësore. Dhuna po infekton dhe ndikon jetën politike në SHBA.
Aktet e dhunës prej kohësh kërcënojnë demokracinë amerikane, ama kohët e fundit kanë qenë më të rënda dhe më të errëta. Polarizimi kulturor dhe politik, prania e gjerë e armëve dhe fuqia radikalizuese e internetit kanë qenë të gjithë faktorë kontribues të përshkallëzimit të rasteve. Këto zgjedhje presidenciale me rëndësi të veçantë po věnë në provë përkushtimin e kombit amerikan për zgjidhjen paqësore të dallimeve politike.
Edhe para ngjarjes së të shtunës, kishte shenja shqetësuese se shumë amerikanë po dështonin në këtë provë thelbësore. Në një sondazh të muajit të kaluar nga Projekti i Çikagos, 10% e të anketuarve thanë se pěrdorimi i forcës justifikohet për të parandaluar që z Trump të bëhej president, dhe 7% thanë se përdorimi i forcës justifikohet për ta rikthyer z. Trump në Shtëpinë e Bardhë
Agjenda politike e z. Trump nuk mund dhe nuk duhet të kundërshtohet me dhunë dhe as nuk mund e nuk duhet të çohet përpara me dhunë. Sulmi i së shtunës ishte një tragjedi. Sprova pěr amerikanët sot është të parandalojnë që ky moment të bëhet fillimi i një tragjedie më të madhe. Kẽto zgjedhje duhet të vendosen me votat që amerikanët do të hedhin, jo me plumbat që mund të qëllojnë.