AKTUALITET

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Policia: Ja rrugët që bllokohen

Fier – Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Fier kanë hartuar planin e masave për garantimin e mbarëvajtjes së turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë.

Në datën 28.05.2025, zhvillohet etapa e tretë e këtij turi.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e kalimit në rrugët ku do të zhvillohet ky aktivitet në oraret si më poshtë:

•Rruga Poshnjë-Savër, nga ora 13:15 deri në orën 14:30
•Rruga Savër-Fier (mbikalimi te VIVA), nga ora 14:10 deri në orën 14:40
•Unaza e Fierit deri në Levan, nga ora 14:15 deri në orën 15:20
•Autostrada Levan-Vlorë, nga ora 15:00 deri në orën 15:50.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button