AKTUALITETKRYESORE

U arratis me të dashurin pasi ai i plagosi ish-bashkëshortin, në pranga 29-vjeçarja

Policinë e Fierit ka arrestuar Melisa Hoxhallari, e cila ishte arratisur së bashku me të dashurin i cili plagosi me armë zjarri ish-bashkëshortin e saj.

Ky i fundit u plagos nga partneri i ish-gruas mbrëmjen e së dielës së 5 janarit në një lokal pranë vendit të quajtur “Zogu i Zi” në Fier dhe mbet në gjendje të rëndë. Ndërkohë autori i dyshuar Klement Beqaj, ndodhet ende në kërkim

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim M. H., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Më datë 05.01.2025, në lagjen “Apollonia”, dyshohet se shtetasi K. B. (aktualisht në kërkim), në bashkëpunim me 29-vjeçaren, plagosi me armë zjarri, shtetasin G. H., 40 vjeç“, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds