Edhe pse Real Madrid shpenzoi 103 milionë euro për ta sjellë Jude Bellingham nga Dortmundi në “Bernabeu”, mesfushori anglez është modest në raport me vlerën e tij në treg.
20-vjeçari i talentuar është paraqitur në qendrën stërvitore të Valdebebas pas turit amerikan, me një taksi “Toyota”.
Ndryshe nga të gjithë yjet e tjerë në Madrid, Bellingham, i cili në Spanjë nënshkroi një kontratë me vlerë 12 milionë paund në sezon u vlerësua nga tifozët për modestinë e tij.