Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETUjëvarat e Siqecës atraksion i ri turistik por pa investime nga bashkia...

Ujëvarat e Siqecës atraksion i ri turistik por pa investime nga bashkia (foto e vidio)

Patos – “Ujëvarat dhe kataraktet e Siqecës” tashmë janë krhyer në një atraksion turistik. Ato janë pjesë e fshatit Siqecë të ish komunës Ruzhdie të bashkisë Patos dhe kanë fluskin e vizitave në stinën e pranverës e të vjeshtës për shkake dhe të sasive të ujit që rrjedhin në ato. Pikërishtë duke parë si atraksion turistik fshati Siqecë u fut në programin e qeverisë Rama si pjesë e 100 fshatrave turistikë

Kjo si ide ka lindur disa vite më parë por ka vetëm afro katër apo pesë vjet që frekuentohen jo vetëm nga banorë të zonës por edhe nga banorë të zonave të tjera si edhe të huaj të apasionuar pas shtigjeve turistike dhe bukurive të egra të natyrës shqiptare.

Banorë të fshatit pohojnë se bashkia Patos vetëm ka shtruar rrugën deri në qëndër të fshatit dhe këtë e ka bërë një biznesmen nga fshati ynë si dhe ka shtruar qëndrën  një shesh afro 200 metra katrorë e ka mbjellë një rrap për hije.

Për të shkuar tek ujëvarat  nuk ka investime as në sinjalistikë rrugore e as rrugë të shtruar deri atje. Një banor i fshatit e ka hapur me skrep rrugën me investimet e tij private.

Ata thonë se do të ishte mirë që rruga të shtrohet deri afër e më pas të kaloje për në ujëvara nëpërmejt shtigjeve turistike , të ketë sinjalistikë dhe investime pasi fshati do kishte më shumë lëvizje dhe kjo sjell të ardhura, duhet edhe publicitet

Në një kohë kur fshati Siqecë për arsye se ka Ujëvarat  si atraksion turistik u bë shkak dhe u fut si pjesë e projektit të 100 fshtrave turistik është lënë në mëshirë të fatit pa asnjë llojë investimi nga bashkia Patos

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME