Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETUshqimet që duhet të hani gjatë vapës dhe pse të shmangni kafen

Ushqimet që duhet të hani gjatë vapës dhe pse të shmangni kafen

Temperaturat e verës këto ditë arrijnë deri në 40 gradë Celsius. 

Ju duhet të mbroni shëndetin tuaj dhe një pjesë e madhe e kësaj është dieta juaj gjatë këtyre periudhave të ngrohta. 

Marizela Shabanoviq, nutricioniste, tregoi se çfarë duhet të konsumojmë gjatë kësaj periudhe, dhe cilat ushqime duhet të shmangim.

“Është shumë e rëndësishme të hidratohesh mirë. Gjatë kësaj periudhe është e nevojshme të pini mjaftueshëm lëngje, por nuk e kam fjalën vetëm për ujë, sepse shumë shpesh njerëzit nuk mund të tolerojnë shumë ujë. Duhet të sigurohemi që uji mund të merret edhe në formën e frutave dhe perimeve, të cilat hidratojnë trupin tonë më ngadalë. Gjatë kësaj periudhe mos pini shumë kafe sepse është diuretik dhe çdo gjë që pini do ta hidhni jashtë. Duhet të qëndrojmë larg pijeve alkoolike dhe me shumë sheqer, sepse na bëjnë edhe më të etur. Çdo vakt duhet të përfshijë mjaft perime si sallata. Nuk duhet të hamë të ashtuquajturat “ushqim i rëndë”, i skuqur, me shumë yndyrë. Preferenca duhet t’i jepet ushqimit të papërpunuar”,

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME