AKTUALITET

Ushtroi dhunë ndaj motrës, pranga 37-vjeçarit në Lushnje

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin P. T., 37 vjeç, banues në Lifaj, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. V., 22 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds