Për shumë vite njerëzit e kanë përdorur kurën natyrale me vaj ulliri dhe limon në të mirë të shëndetit dhe trupit.
Kjo kurë që konsumohet esëll në mëngjes është një alternativë shumë e mirë për të pasur një shëndet optimal.
Mjafton të shtrydhni një limon dhe ta përzieni me një lugë gjelle me vaj ulliri e ta pini rregullisht.
Përfitimet e kurës me vaj ulliri dhe limon për shëndetin
Detoksikimi i trupit
Përzierja mes vajit të ullirit dhe limonit është ideale për të pastruar të gjithë trupin.
Ky lëng duhet konsumuar përpara ngrënies mëngjesit që të funksionojë në mënyrë perfekte.
Mbrojtje për zemrën
Vaji i ullirit është i pasur me acide yndyrore që riaktivizojnë qarkullimin e brendshëm, duke eliminuar kolesterolin e keq.
Vaji i ullirit largon inflamacionin dhe e pajis trupin me vitamina.
Mënyra si e mbron vaji i ullirit zemrën
Kundër kolesterolit
Vaji i ullirit me limon është një kurë natyrale për të ulur nivelet e larta të kolesterolit në gjak.
Problemet me reumatizmin
Sekreti i suksesit të kësaj kure kundër reumatizmit qëndron te vlerat kundër inflamacionit.
Nëse e pini këtë kurë rregullisht me stomak bosh do të përjetoni më pak dhimbje të kyçeve.
Jo më kot kjo kurë njihet si lëngu i artë.
Kundër konstipacionit
Vaji i ullirit ka efekt laskativ sidomos kur konsumohet me stomak bosh.
Kjo kurë natyrale zgjidh problemin e konstipacionit.
Për shëndetin e mëlçisë
Kur organizmi mbushet me toksina falë ushqyerjes së keqe, në ndihmë vjen vaji i ullirit me lëngun e limonit.
Intoksikimi i organizmit ndikon ndjeshëm në shëndetin dhe funksionin e mëlçisë, sipas të dhënave të
Duke e konsumuar lëngun e limonit dhe vajin e ullirit në mënyrë të rregullt do të përmirësoni shëndetin e mëlçisë.
Problemet me tretjen
Lëngu i limonit me vaj ulliri rekomandohet për problemet me tretjen, aciditetin në stomak e të tjerë.
Ky lëng ka efekt qetësues për problemet me stomakun sidomos kur konsumohet esëll.
Përdorimi i vajit të ullirit në flokët e thata
Lëkura, flokët dhe thonjtë
Vaji i ullirit me lëngun e limonit është një kurë ideale për njerëzit që kanë thonj të brishtë, akne dhe çrregullime të pH të lëkurës.
Ky lëng është i pasur me antioksidantë që luftojnë shenjat e moshës, rrudhat dhe njollat në lëkurë.
Vaji i ullirit dhe lëngu i limonit gjithashtu rekomandohen për të trajtuar zbokthin në flokë, duke e masazhuar përpara larjes.