Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËVarheley – Ramës: Punoni me opozitën për integrimin, do keni mbështetjen ton

Varheley – Ramës: Punoni me opozitën për integrimin, do keni mbështetjen ton

Komisioneri për Zgjerim Oliver Varheley i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama, nga Konferenca e Parë Ndërqeveritare që të bashkëpunojë me opozitën sa i takon rrugës së integrimit të vendit në BE.

Nga Brukseli, Varheley tha se duhet bashkëpunim mes palëve, mes qeverisë dhe opozitës dhe grupeve të interesit.

“Është një ditë e veçantë për Shqipërinë. Nëse ka një gjë të mençur për Shqipërinë, durimi ka shpërblyer. Dua t’ju uroj për punën zoti Kryeministër. Dua të falënderoj presidencës çeke, dhe të tjerë që na sollën në këtë konferencë ndërqeveritare. Shqipëria është kandidate për BE që në 2014. KE ka mbështetur integrimin dhe ka rekomanduar që të hapen negociatat që në 2018. Kemi qëndruar pranë jush dhe kemi punuar. 

Ky është një hap kilometrik. Ju keni reformuar institucionet demokratike. Lufta kundër korrupsionit dhe krimi i organizuar janë për t’u lavdëruar. Në këtë fazë të re që është kërkuese, besoj se Shqipëria do të intensifikojë punën për sundimin e ligjit, lufta kundër korrupsionit apo të drejtat e pronësisë. Jemi të gatshëm që të mbështesim për negociatat. Negociatat e arsimit do të kërkojnë vullnet të fortë politike në drejtimin e punëve, koordinim mes institucioneve dhe administratës. Përgatitja për anëtarësim do të ndikojë në shumë pjesë të shoqërisë. Besoj në ju për të bërë një qasje, duke bashkëpunuar me palët e interesit, me opozitën, dhe ne do ju mbështesim”, tha ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME