Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËVasili: Rama po përgatit rrëmbimin e tokës së fermerëve për t’ua dhënë...

Vasili: Rama po përgatit rrëmbimin e tokës së fermerëve për t’ua dhënë oligarkëve

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se kryeministri Rama “po përgatit rrëmbimin e tokës së fermerëve për t’ua dhënë oligarkëve”.

Ai shtoi se “Rama po shërben si gjymtyrë e oligarkëve dhe po përgatit rrëmbimin mafioz të tokës së fermerëve me gjoja sebepin se ka mbetur pa punuar”, por sipas tij “toka ka mbetur pa punuar për shkak të Ramës dhe qeverisë që po mbytin dhe asfiksojnë bujqësinë”.

Postimi i plotë:
SKANDALI.
Rama po pergatit rrembimin e tokes fermereve per tja dhene oligarkeve!
Edi Rama si gjymtyre e oligarkeve po pergatit rrembimin mafioz te tokes se fermereve me gjoja sebepin se ka mbetur pa punuar.
Asnje fermer nuk e lë asnje meter katror toke pa punuar me deshiren e tij.
Toka pa punuar mbetet vetem per shkak te Edi Rames dhe qeverise, qe ne menyre te qellimshme po e mbytin dhe asfiksojne bujqesine qe ajo te falimentoje dhe me pas ti rrembejne token.
Qeveria me qellimin mafioz per falimentimin e bujqesise:
vendosi TVSH për furnizimin me impute bujqësore (plehrat kimike, pesticidet, farat, fidanët etj).
uli norma e kompensimit të prodhuesit bujqësore
-fermeret vuajne çmimin e naftës 230 lekë për litër,
– cmimi i plehrat kimike eshte dy dhe trefishuar

– subvencioni i Bujqesise ne Shqiperi me i ulti i ne Ballkan disa here me i ulet se Maqedonia dhe Kosova.
Te gjitha keto ja bejne te pamundur fermereve te shesin prodhimet e tyre sepse dalin me humbje te medha dhe zhyten ne varferi dhe mjerim.
Qeveria qellimisht e ka renduar drejt falimentimit situaten, qe te beje ligj dhe tua rrembeje token per tua dhene oligarkeve, qe te investojne parate e korrupsionit te qeverise.
Ne rast se qeveria do te merrte si hap te pare masat e meposhtme do te shihnit se si asnje pellembe toke nuk do te lihej pa punuar
-Vendosjen e një çmimi fiks për naften e fermerve në vlerën 1 EURO/LITRI , si rajoni.
-Vendosjen e tavanit për çmimet e inputeve bujqësore.
-Riformulimin e skemës mbështetëse. Heqjen e të gjithë skemave që nuk shkojnë drejtpërdrejt tek fermeri.
-Dyfishimi i financimit të skemës mbështetëse si Kosova dhe rajoni.
-Heqja e dyshemesë dhe tavanit për skemat mbështetese( nr. krereve, sip. e mbjella).

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME