Uncategorized

Vidio/Aksidenti në Levan – Tepelenë/ Makinat në kanal, autoambulanca merr viktimat

Dy persona humbën jetën mbrëmjen e kësaj të enjte në aksident në aksin Levan-Tepelenë. 

Përplasja tragjike e dy automjeteve ‘Zafira’ dhe ‘Ford’ ka ndodhur pranë fshatit Buzëmadh. 

Katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

ALB365 sjell pamje nga vendi i ngjarjes pak minuta pas aksidentit. 

Përplasja ka qenë mjaft e fortë, pasi njëra prej makinave të përfshira në aksident, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. 

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button