Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDalin emrat e aksidentit me 2 viktima e 4 të plagosur

Dalin emrat e aksidentit me 2 viktima e 4 të plagosur

Janë identifikuar viktimat e aksidentit tragjik në aksin Levan-Tepelenë.

ALB365 mësonë se kanë humbur jetën në aksident punonjësi i FNSH, Sokrat Lela, dhe nje grua Bylyre Salaj, 78 vjeçe, viktima tjetër është vjerra e Sokratit

Mësohet se drejtuesi i mjetit tip ‘Opel’, Gerti Skënderaj, 43 vjeç nga Cakrani ishte duke udhëtuar me bashkëshorten dhe vajzën e tij  ku më pas u përplas me mjetin tip ‘Ford’. Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar këtë aksident të rëndë. 

Në automjetin Opel Zafira udhëtonin

Gerti Skënderaj
Gladiola Meraj
Vajza 6 vjeçe

Në automjetin tip Ford udhëtonin

Sokrat Lelaj
Fatbardha Lelaj
Bylyre Salaj

Policia

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin në fshatin Buzëmadh, u bë identifikimi i personave të plagosur dhe atyre që ndërruan jetë.

Janë plagosur shtetasit Gerti Skënderaj 43 vjeç, banues në Cakran(drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja Gëadiola Meraj 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.

Kanë ndërruar jetë shtetasit Sokrat Lelaj 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja Bylyre Salaj 78 vjeçe (vjehrra e Sokratit) si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetasja Fatbardha Lelaj 53 vjece, bashkëshortja e Sokratit

Lexoni edhe ….

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME