Saturday, May 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURË“VIRGJËRESHA” E ROSKOVECIT…

“VIRGJËRESHA” E ROSKOVECIT…

Fabul satirike nga  Thoma Goga

Papritur u ngritën në alarm edhe shënjat e horoskopit. Lufta kundër korrupsionit – kjo ishte tema e takimit të radhës. Në tavolinën ovale të gjithë janë të barabartë. Po fjalën e merr Luani, si më i forti:

– Hapni sytë e mos u merrni me korrupsion. Bëni detyrën që u ngarkon sistemi “i drejtësisë” në galaktikë. Kujdes, se ka dalë një shenjë e re me spatë në dorë…

– Kështu thonë të gjithë, po sistemi i drejtësisë fut në rrjetë vetëm sojin tonë, – u hodh një nga Peshqit.

– O zoti Leone, pse nuk vjen Virgjëresha në mbledhje?- pyeti Demi.

– Ka paraqitur një raport mjeksor, – sqaroi Luani.

– Edhe në mbledhjen e kaluar ishte me raport, – shtoi Bricjapi.- Sa herë mblidhemi për antikorrupsion, nxjerr raport mjeksor. Duhet parë kjo punë,- u revoltua Dashi.

– Ashtu them dhe unë,- përforcoi Gaforrja.

– Edhe kur shkojmë për kontroll në territorin e saj, nuk e takon dot. Është bërë si mbretëreshë, -ngriti zërin Shigjetari.

– Para ligjit jemi të gjithë të barabartë,- foli Peshorja. – Ndaj të ngremë një komision hetimor e të analizojmë Virgjëreshën.

Fjala e “drejtësisë” zuri vend. Në komision u fut Akrepi, Shigjetari, Ujori dhe një nga Binjakët. U verifikuan aktet që kishte firmosur Virgjëresha, u intervistuan dhe përfaqësuses nga komuniteti. Sipas analizës dilte se ajo ishte e kredhur keqas në korrupsion. Po faktet konkrete mungonin.

– S’kemi ç’të bëjmë. Del pa lagur fare. Nga jashtë “Mbretëreshë”, brenda Virgjëreshë, – tha Ujori.

– Të hetojmë më thellë,- u hodh Shigjetari.- Të shikojmë raportet mjeksore.

Kur u analizuan raportet mjeksore, ç’të shikoje!

– Të vësh duart në kokë, – ulëriu Akrepi.- Sa herë Virgjëresha mungon, qepka me operacion “vrimën” e korrupsionit. Qep e shqep i është zgjeruar vrima si tuneli me kthesa i Kalimashit…

– Prandaj ka bërë aq pasuri sa ia kalonte dhe një mbretëreshe, – u hodh Binjaku. – Dhe ju kërkoni fakte. Ku t’i gjesh faktet?! Ato janë brenda në “tunel”…

– Ata që dinë të vjedhin, dinë edhe të fshehin, -foli Luani dhe konferencës i vuri kapak.- Është i vjetër ky zanat.

– Po me komisionin hetimor, çfarë do bëjmë?- përshpëriti Ujori.

– Të fshijmë sumatriçen e ta hedhim në kosh. Ustallesha di ta dredhë; -“Mbretëreshë” nga lart e Virgjëreshë nga poshtë…

(TH.G)

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME