Vitamina B6 është tepër e rëndësishme në trupin tonë, duke qenë se merr pjesë në kryerjen e shumë funksioneve. Ajo ndikon në gjendjen e oreksit, gjumit, të menduarit dhe humorit tonë. Trupi ka nevojë për vitaminë B6 për të luftuar infeksionet, për të konvertuar ushqimin në energji dhe për të ndihmuar gjakun në transportin e oksigjenit në të gjithë pjesët.
Çfarë shkakton mungesa e vitaminës B6?
Mungesë energjie
Niveli i ulët i vitaminës B6 mund të shkaktoj aneminë, që do të thotë nivel i ulët i rruazave të kuqe në gjak.
Ndryshime në lëkurë
Shenjat e mungesës së vitaminës B6 mund të pasqyrohen edhe në fytyrë pasi trupi përjeton ndryshime kimike. Çfarë vihet re më shpesh është një skuqje zakonisht në fytyrë e quajtur dermatit seborrheic.
Buzë të thata, të plasaritura
Goja mund të jetë një pjesë e mirë e trupit për të dalluar mungesën e vitaminës B6. Mungesa e vitaminës B6 mund të shfaqet me tharje dhe çarje të buzëve dhe kryesisht në këndet e buzëve dhe ënjtje të gjuhës.
Sistem imunitar i dobët
Mungesa e sasisë së vitaminës B6 mund ta bëjë që trupi juaj të jetë më i predispozuar ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve.
Mpirje të duarve dhe këmbëve Keni ndjesi shpuese në gishtërinj apo i ndieni këmbët e mpira? Këto mund të jenë si rezultat një çrregullimi nervor quajtur neuropati periferike. Mungesa e vitaminës B6 mund të ndikojë si nxitës neuropatisë periferike.
Fëmijë nevrik
Kur shikoni një foshnje vazhdimisht të bezdisur pa një shkak të caktuar, mund të jetë edhe për shkak të mungesës së vitaminës B6. Mungesa e vitaminës B6 mund të shkaktojë deri edhe atak konvulsiv te foshnjat.
Të përziera ose të vjella (nauze) Gratë shtatëzëna kanë nevojë për sasi më të lartë të vitaminë B6 në dietën e tyre.
Ndiheni të hutuar
B6 ju ndihmon të rregulloni humorin dhe
kujtesën. Nëse vini re se ndiheni konfuz ose të trishtuar, veçanërisht kur jeni i moshuar, kjo mund të jetë si pasojë e nivelit të ulët të vitaminës B6.
Kanceri
Nivelet e ulëta të B6 mund të luajnë rol në riskun ndaj kancerit edhe pse studiuesit për këtë ende nuk kanë një përgjigje konkrete.