Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETVitamina që i bën mirë mushkërive

Vitamina që i bën mirë mushkërive

Ekziston një vitaminë që zakonisht gjendet në perimet me gjethe jeshile, vajrat vegjetale dhe drithërat. Dhe është thelbësore për mpiksjen e gjakut dhe shërimin e plagëve. Por, jo vetëm kaq: sipas një studimi të ri, mosmarrja e mjaftueshme e kësaj vitamine na vë në rrezik shëndetin e mushkërive. Çfarë vitamine është ajo? Vitamina K.

Një grup shkencëtarësh danezë kanë zbuluar se individët me nivele më të ulëta të vitaminës K në gjakun e tyre mund të jenë më të prirur ndaj problemeve të tilla si astma dhe sëmundjeve kronike pulmonare.

I kryer nga një ekip mjekësh nga Spitali Universitar i Kopenhagës dhe Universiteti i Kopenhagës, studimi përfshiu më shumë se 4 000 pjesëmarrës të moshës 24 deri në 77 vjeç. Studiuesit morën një mostër gjaku për të identifikuar nivelet e ulëta të vitaminës K. Ata panë se pjesëmarrësit me nivele të reduktuara të vitaminës K kishin më shumë gjasa të raportonin episode të astmës ose problemeve me frymëmarrjen.

“Ne e dinim tashmë se vitamina K luan një rol të rëndësishëm në gjak dhe kërkimet kanë filluar të tregojnë se ajo është gjithashtu e rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe kockave, por deri më tani ka pasur shumë pak kërkime për vitaminën K dhe mushkëritë. Sipas njohurive tona, ky është studimi i parë i vitaminës K dhe funksionit të mushkërive në një popullatë të madhe të përgjithshme. Dhe gjetjet sugjerojnë se vitamina K mund të luajë një rol në mbajtjen e mushkërive tona të shëndetshme”, shpjegon Dr. Torkil Jespersen.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME