AKTUALITETKRYESORE

Përgjimet e Veliajt në qeli, si keqpërdoreshin ‘Varicarlobolinot’ nga zdromsi

Një pjesë e dosjes së hetimit ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është bërë sot publike për herë të parë nga CNA. Përgjimet që kanë dalë në dritë përfshijnë biseda, këshilla dhe ndërhyrje të Veliajt që nga ambientet e burgut të Durrësit, ku ai ndodhet i arrestuar për tre akuza të rënda.

Publikimet e para përfshijnë të dhëna mbi mungesën e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, në një takim pranë konsullatës amerikane dhe këshillat që vetë Veliaj ka dhënë lidhur me menaxhimin e situatës. Ato zbulojnë gjithashtu emra të njohur të mediave dhe politikës shqiptare, me të cilët Veliaj kërkonte të kishte komunikim apo që përmendeshin si persona të afërt.

Në dokumente përmenden figura si Grida Duma, dy emra të njohur të Top Channel (“Visi dhe Lori”), por edhe një listë personash të përzgjedhur për vizita në burg: nga Mero Baze, Ylli Manjani, Mentor Kikia, T. Gogu, deri te persona që lidhen me rrjetin e komunikimit të tij publik. Një emër tjetër që përmendet është “Sara”, që mendohet të jetë Sara Goxhaj.

Përballë akuzave për “rrjedhje nga SPAK”, burimi që ka publikuar materialet sfidon hapur çdo pretendim, duke ofruar transparencë dhe madje dorëzimin e telefonave për të vërtetuar burimin e informacionit. Mesazhi është i qartë: ata që përmenden në dosje duhet të shikojnë më mirë rreth vetes, sepse e vërteta është më afër nga ç’e mendojnë.

Pjesët që kanë dalë deri tani janë vetëm një fragment i asaj që do të zbardhet në vijim. Nesër priten materiale të tjera që hedhin dritë mbi mënyrën si është përdorur media për të ndërtuar alibi, për të shpërndarë gënjeshtra dhe për të mbrojtur interesat e një grupi të lidhur ngushtë me Veliajn dhe vëllain e tij.

Dokumentet pritet të ekspozojnë lidhjet e errëta të disa figurave të njohura të mediave me kompani të financuara nga fonde publike, përmes një rrjeti influencash dhe pagesash, që sipas materialeve, janë orkestruar drejtpërdrejt nga Veliaj – edhe pas hekurave.

Në fund të procesit të publikimeve, dosja do të bëhet e plotë dhe e hapur për publikun. Shqiptarët do të kenë mundësinë të lexojnë vetë se kush janë figurat reale që kanë ndikuar në opinionin publik në emër të pushtetit dhe parave./publik media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds