AKTUALITETKRYESORE

Viti 2025/ Fshati Zhamë në pikë të hallit, pa ujë drita dhe rrugë

Lushnje – Fshati Zhamë, në anë hekurudhës dhe autostradës Lushnje – Rrogozhinë i ka mbetur ora në vitin 1990. Investimet në infrastrukturën rrugore, energji elektrike dhe ujë të pijshëm janë mollë e ndaluar për rreth 700 banorë.

Përveç asfaltimit në hyrje të fshatit me gjatësi prej 300 metrash, i gjithë fshati aktualisht është nën mbretërimin e baltës dhe banorët janë kujdesur vetë herë pas here të meremetojnë rrugët. Automjetet nuk shkojnë dot në rrugën e varrezave për shkak të amortizimit të tejskajshëm të saj. Të njëjtën situatë paraqet dhe rruga deri në fund të fshatit.

Elektroshtëpiaket nuk punojnë për shkak të tensionit të ulët, gjithashtu mungon edhe uji i pijshëm. Banorët shprehen se prej më shumë se 30 vitesh u mungojnë këto tre elementë bazë për jetën e tyre: rruga,energjia dhe uji.

Vij pak ditë dhe jetoj këtu sepse jetoj e punoj në Itali, por situata ka 30 vjet kështu, shprehet Ramazan Sula, banor i këtij fshati

Fatmiri, është vetëm 19 vjeç dhe nuk e sheh dot të ardhmen e tij në Zhamë, ku familja ka investuar gjithçka. Edhe unë si shokët e tjerë do largohem sepse jetojmë në 2025 dhe s’kemi akoma rrugë, ujë e drita!

Nga rreth 700 banorë që ka pasur ky fshat, aktualisht jetojnë aty më pak se gjysma./ ALB365/JK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button