Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se 20 minuta bashkë me shtesën, në sfidën ndaj Aston Villës, i njëjti kundërshtar ndaj të cilit sulmuesi kuqezi u dëmtua në dhjetorin e kaluar.
Megjithatë rikthimi i sulmuesit shqiptar nuk rezultoi fatsjellës për Chelsea-n, që vijon të zhgënjejë në fushë dhe këtë pasdite u mposht me rezultatin minimal 0-1 në “Stamford Bridge”.