AKTUALITETTOP-NEWS

Vjosa rrit nivelin – Lumi arrin 8.3 metra, rrezik për përmbytje masive

Niveli i lumit Vjosë është rritur sërish ndjeshëm, duke arritur në 8.3 metra mbi nivelin e detit, një shifër që konsiderohet alarmante nga autoritetet dhe strukturat e monitorimit hidrologjik. Prurjet janë aktualisht shumë të larta si pasojë e reshjeve intensive, çka shtojnë presionin në shtratin e lumit.

Sipas shtabit të emergjencave civile nëse vazhdojnë prurjet rrezikohen seriozisht që lumi të dali dhe jashtë argjinaturave duke rrezikuar seriozisht jo vetëm sipërfaqe toke e të mbjellat por edhe stane e stalla me bagëti të imta e gjedhë apo pula sikundër edhe banesat që janë përgjat argjinaturave nga ana e jashtme e shtratit të lumit.

Situata po mbahet në monitorim nga banorët ashtu dhe shtabi i emergjencave civile të cilët janë në gadishmeri të plot bashkë me pasije e makineri për tu ardhur në ndihmë banorëve por edhe per të ngritur prita atje ku do e thërrasin nevoja.

Sipas banorëve të zonës, rritja e nivelit të ujit në Vjosë, rrezikon përmbytje masive të zonave përreth.

Situata pritet të mbetet kritike për orët në vijim, për sa kohë që reshjet vazhdojnë dhe prurjet e larta vazhdojnë të ushqejnë lumin Vjosë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button