Sunday, October 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVlorë, dy vajza aksidentojnë makinën e marr me qira në Fier dhe...

Vlorë, dy vajza aksidentojnë makinën e marr me qira në Fier dhe largohen

Një aksident ka ndodhur në aksin Vlorë-Kuç, një makinë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, e pas verifikimeve ka rezultuar se makina është marrë me qira nga dy vajza.

Këto të fundit, identiteti i të cilave nuk dihet, dyshohet se e kanë braktisur automjetin dhe janë larguar pas aksidentit.

Informacion paraprak nga policia e Vlorës:

Më datë 13.08.2023, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, ka dalë nga rruga (është përmbysur) një automjet tip “Volskwagen”.

Në vendin e ngjarjes nuk janë konstatuar persona dhe nga verifikimet paraprake të kryera, rezulton se automjeti është në pronësi të shtetasit L. R., banues në Fier, dhe dyshohet se është marrë me qira nga një shtetase.

Po nga verifikimet paraprake të kryera, dyshohet se automjeti drejtohej nga një shtetase e cila është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të rastit, së bashku me një shtetase tjetër, pasagjere në automjet.

Në lidhje me këtë rast, deri tani, nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore asnjë person i dëmtuar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME