Prodhuesit si Toyota, Hyundai, BMW dhe Renault vazhdojnë të investojnë në zhvillimin e veturave që përdorin qelizat e karburantit me hidrogjen, ose hidrogjenin(gazin) si lëndë djegëse, pavarësisht se pjesa më e madhe e industrisë së automobilave është kthyer ekskluzivisht në energjinë e baterive.
Megjithatë, nuk mund të mohohet se ka njëfarë potenciali kur bëhet fjalë për automjetet me hidrogjen.
Volkswagen është një nga kompanitë që nuk sheh dobi prej hidrogjenit dhe nuk e ka në plan të prezantojë ndonjë model me këtë sistem të lëvizjes, të paktën jo gjatë kësaj dekade.
Kreu i Volkswagen, Thomas Schaefer, tha se kompania gjermane nuk e preferon hidrogjenin sepse sheh disa disavantazhe në këtë zgjidhje në krahasim me teknologjinë e baterive.
Ndërkohë, Toyota dhe BMW janë ndër kompanitë që investojnë më shumë në teknologjinë e hidrogjenit. Bavarezët kohët e fundit filluan prodhimin e prototipeve BMW X5 të mundësuar nga ky gaz, ndërsa gjigandi japonez mori konceptin e Corolla Cross H2, duke eksploruar teknologjinë e re të qelizave të karburantit. Ndërkohë, Renault është duke punuar për një gjeneratë të re Master, e cila mesa duket do të vjen me një version me hidrogjen.
Nga ana tjetër, Volkswagen është i fokusuar në strategjinë BEV. Në Las Vegas, prodhuesi gjerman prezantoi anëtarin e gjashtë të familjes ID në formën e ID.7, sedani i parë elektrik në gamë. Sipas Schaefer, Volkswagen gëzon një bazë klientësh shumë besnik, me një numër në rritje të tyre që duan të kalojnë nga modelet konvencionale në ato elektrike.
Shitjet globale të Volkswagen në 2022 ishin shtatë për qind më të dobëta, por modelet elektrike po shitën mirë.