Një episod interesant ndodhi këtë të mërkurë në Parlamentin Evropian. Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson u fiksua nga kamera duke thurur me shtiza gjatë fjalimit të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Në fakt ky nuk është një rast i izoluar. Edhe më herët në raste të tjera, Johansson është filmuar e zënë duke punuar me grep gjatë seancave të punës. Më parë nuk kishte ndodhur që ajo ta bënte një gjë të tillë gjatë kohës kur fliste shefja e saj.
Këtë pasion komisionerja nuk e ka mbajtur kurrë të fshehur. Në vitin 2020 ai u shpreh në rrjetet sociale se u kishte dhënë të gjithë bashkëpunëtorëve të saj çorape leshi që i kishte punuar me shtiza.