AKTUALITET
Vota e diasporës/ KQZ: Deri tani mbi 50 mijë aplikime
Shifrat e diasporës që aplikon në KQZ për të votuar e kanë kaluar 50 mijëshin.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ nga të dhënat e publikuara ka aprovuar 25.532 prej tyre. Shumica e aplikimeve të kryhen nga meshkujt, me 64.0 përqind, ndërsa 36.0 përqind prej tyre janë kryer nga femrat. Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe parlamentin e ri.
Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve do të kenë mundësi për herë të parë të votojnë për zgjedhjet parlamentare pa qenë e nevojshme të vijnë fizikisht në Shqipëri. Më 11 janar ka nisur dhe procesi i regjistrimit të tyre përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), proces i cili zgjat deri në 4 mars.