Fier – Gjykata e shkalles se pare te rrethit gjyqesor Fier , ka lene ne fuqi masen e sigurise “ arrest me burg” per Elmir Tufen, i akuzuar per vrasjen e Shkelzen Kastratit ne 1 shkurt te vitit 2021. 31- vjecari është paraqitur në gjykatë mengjesin e kesaj te diele nën masa të rrepta sigurie dhe është vendosur verifikimi i masës se sigurimit.
Gjyqtare e çështjes është caktuar Miranda Nakaj, ndërkohë që prokuror eshte Dorian Teliti.
Pasi kanë dëgjuar palët si atë akuzuese dhe atë mbrojtëse trupi gjykues vendosi vijimin e mases se sigurise “ arrest me burg” per Elmir Tufen.
Gjate seances personi nen hetim dhe avokati i tij Artan Kukeli pretenduan se diten e ngjarjes kane qene ne gjykaten e Krujes ne nje gjykim zevendesim mase sigurimi te nje kusheriri te tij dhe pretendonin se kushin pamje filmike per kete fakt, duke perseritur edhe nje here mosperfshirjen ne vrasjen e biznesmenit 42- vjecar.
Nderkohe mbi te rendojne veprat penale “ Vrasje me paramendim” e kryer ne bashkepunim, “ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve shperthyese dhe i municionit”
Personi nen hetim dhe avokati i tij pretenduan se diten e ngjarjes kane qene ne Gjykaten e Krujes ne nje gjykim zevendesim mase sigurimi te nje kushuriri te tij dhe pretendonin se kishin pamje filmike per kete fakt