Saturday, June 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVrasja në Dhërmi/ Automjeti gjendet në Sarandë, autori arrestohet në Korfuz.

Vrasja në Dhërmi/ Automjeti gjendet në Sarandë, autori arrestohet në Korfuz.

Sarandë – Gjendet në Sarandë automjeti i Gerald Shehut. Automjeti eshte tip “Audi” ngjyre e bardhe me targa DX65 YKR.  Automjeti është gjetur disa orë më parë në një parking në lagjen nr.4 të Sarandës, në afërsi të Portit Detar të qytetit.

Gerald Shehu mësohet se është arrestuar në aeroportin e Korfuzit, në tentativë për t’u larguar drejt Anglisë. Nuk ka ende informacion zyrtar nëse Shehu është larguar drejt Korfuzit duke përdorur Portin Detar të Sarandës apo Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës.

Nëse ka përdorur këtë të fundit, atëherë ai mund të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë që e kanë transportuar nga Saranda drejt Qafë-Botës ku më pas mund të ketë shkuar në Igumenicë e më pas me traget në Korfuz.

Gerald Shehu, autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Dhërmi, ku viktimë ka mbetur Eraldo Nevruzi, është arrestuar në Greqi. Shehu është kapur në një prej aeroporteve në shtetin grek, duke tentuar të largohej.

Më herët Policia e Shtetit njoftoi se ishte në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet greke për kapjen e Shehut, i cili kishte hyrë në territorin e Greqisë nga pika e kalimit kufitar e Qafë Botës. Shehu me origjinë nga Tepelena ishte me banim në Greqi. Sipas raportimeve, Shehu është dhëndri i pronares së hotelit në Dhërmi, ku Eraldo Nevruzi ishte angazhuar si recepsionist.

Policia e Shtetit

Në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Dhërmi dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ju informojmë se:

Falë një sërë informacionesh kyçe të siguruara nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e autorit të dyshuar, dhe bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet ndërkombëtare, veçanërisht me Policinë greke, është bërë i mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit G. Sh., i cili dyshohet të jetë autor i kësaj ngjarjeje kriminale.

Po si rezultat i veprimeve hetimore, në lagjen nr.4, Sarandë, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i automjetit tip “Audi”, i dyshuar i përdorur nga autori në këtë ngjarje.

Grupi hetimor vijon punën intensivisht, në koordinim me Prokurorinë, për gjetjen e shtetasit E. N. dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME