Vrau të moshuarin dhe i plagosi gruan, dërgohet për gjykim fieraku Ilir Nukaj

Prokuroria e Fierit përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq Ilir Nukajn, autorin e dyshuar të vrasjes së një 80 vjeçari dhe plagosjes së bashkëshortes së këtij të fundit.
Ngjarja ndodhi për motive banale, teksa autori ishte dënuar më herët për vrasje të mbetur në tentativë me 10 vite burg, si dhe ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit.
Prokuroria e Fierit përfundoi hetimet paraprake dhe dërgoi në gjyq Ilir Nukajn, nën akuzë për vasjen e 80 vjeçarit Namik Rustemi dhe plagosjen e bashkëshortes së këtij të fundit më 12 tetor 2024 në fshatin Povelçë. Organi hetues kërkon këlimin në gyq për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje me pasojë vdekjen” dhe plagosje e lehtë me dashje. Ilir Nukaj që njihet edhe me emrin Ledjan u arrestua një ditë pas vrasjes. Ai kishte shkuar në dyqanin e të moshuarit dhe kishte kërkuar birra, por 80-vjeçari refuzoi t’ia jepte. Në këto momente autori nisi të ushtrojë dhunë mbi të moshuarit duke shkaktuar edhe pasojat e rënda.
Ilir Nukaj ka qenë më parë i dënuar me 10 vite heqje lirie për tentativë vrasjeje. Rezulton se mesnatën e 2 Qershorit 2012, ai ka shkuar për të vjedhur në biznesin e shtetasit H. Çela, ngjitur me banesën e tij. Në momentin kur i pandehuri ka thyer xhamin e derës, pronari ka dalë në oborrin e banesës bashkë me të atin për të kontrolluar, ku vuri re se në kanalin pranë lokalit qëndronte i fshehur i pandehuri Ilir Nukaj. Ky i fundit mbante në dorë një thikë por fatmirësisht babë e bir e neutralizuan duke parandaluar pasoja të mundshme derisa mbërriti policia dhe i vendosi prangat.
Disa ditë pas kësaj ngjarjeje, Nukaj është konfliktuar me shtetasin që tentoi ta vidhte, të cilin e ka goditur katër herë me thikë në kurriz dhe sup. Për këtë krim është arrestuar dhe dënuar më pas nga drejtësia. Në 2020 Nukaj ishte subjekt i Operacionit Forca e Ligjit , teksa vite më parë ka jetuar jashtë Shqipërisë.