Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETLaboratori i kokainës në Frakull, SPAK mbyll hetimet

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK mbyll hetimet

Prokuroria Kundër Kurrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për laboratorin e drogës më Frakull të Fierit.

Pritet që SPAK, ti drejtohet gjykatës me kërkesën e kalimit për gjykim të dosjes në ngarkim të ish kryekomunarit, Viktor Çervenaku, vëllait të tij Zenel Çervenaku djalit, Denilson Çervinaku dhe të fejuarës së këtij të fundit Enxhi Ferhati, si dhe shtetasve Nikolin Gjolena që dyshohet të jetë koka e grupit, Klajdi Vrioni, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal, ka dhënë indicie të forta për persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal, por mbeten të rezervuara për emra dhe role.

Në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut janë gjetur rreth 600 thasë me pleh kimik, ku pas ekspertizës rezulzoi se kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia. Droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME