Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETHyri në banesë për të grabitur, grushtoi gruan, u shpall në kërkim

Hyri në banesë për të grabitur, grushtoi gruan, u shpall në kërkim

Lushnje – Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Lushnjes pasi ka tentuar të grabisë në banesën e një 57-vjeçareje.

I riu është futur në banesë, e ka dhunuar gruan por nuk ka arritur që ta grabisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit D. Z., 30 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme, pasi dyshohet se për të kryer një vjedhje në banesën e një 57-vjeçareje, e ka goditur atë, me grushte, dhe është larguar pa marrë asgjë”– njofton policia.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME