Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE‘Vula e PD’, Apeli nesër vendos nëse i takon Bashës apo Berishës

‘Vula e PD’, Apeli nesër vendos nëse i takon Bashës apo Berishës

Gjykata e Apelit shqyrton të martën çështjen e vulës së PD-së, e cila prej 3 vitesh pretendohet se i takon Grupimit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha. Ndërkohë Lulzim Basha, referuar regjistrimit të partive politike njihet si kryetari legjitim i PD-së, duke bërë kështu që vulën dhe logon e kësaj partie, ta kontrollojë ai dhe mbështetësit e tij, në atë që njihet si PD zyrtare.

Çështja në Apel do të shqyrtohet nga një treshe gjyqtarësh me relatore Alma Ahmeti, ndërsa dy anëtarët janë Iliba Bezati dhe Elona Toro.

Vendimi që do të marrë kjo treshe gjyqësore do të jetë një vendim i formës së prerë.

Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha ka arritur që të ketë nën kontroll numrin më të madh të deputetëve të dalë në zgjedhjet e fundit parlamentare (2021) nën siglën e PD-së. Gjithashtu Berisha, pavarësisht se nuk u përfaqësua me logon e PD në zgjedhjet e fundit lokale, arriti të marrë rreth 500 mijë vota, nën siglën e një koalicioni që u mbështet nga LSI (PL e sotme), PBDNJ dhe parti të tjera opozitare.

Pikërisht kjo është teza në që përplasjet që Berisha apo mbështetës të tij kanë pasur me Lulzim Bashën apo grupimin e tij, kanë përdorur në debatin se kujt i përket vula zyrtare e PD-së.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME