WhatsApp ka mbi dy miliardë përdorues aktivë mujorë, duke e bërë atë ndër aplikacionet më të njohura të dërgimit të mesazheve në botë. Ama kur vjen puna për të dërguar foto, cilësia humbet. Ka pasur një arsye për këtë.
Cilësia ulet për të minimizuar ngarkesën e serverit, por edhe për të kursyer hapësirë në telefonin tuaj. Kështu WhatsApp-i “ngjesh” të gjitha fotot e shpërndara përmes tij.
Versioni më i fundit i “WhatsApp beta” për Android është gati dhe ofron mundësinë për të ruajtur cilësinë e fotosh gjatë dërgimit. Ende nuk është publik. Nuk është as e qartë se kur do të jetë publik opsioni i ri. Po nga aq sa dihet deri tani, përdoruesi do të ketë mundësi të zgjedhë ta ruajë cilësinë apo të ulë atë.