Granit Xhaka pritet që të largohet nga Arsenal në fundin e këtij sezoni. Mesfushori do të futet në vitin e fundit të kontratës, ndaj dhe skuadra anglee po shqyton mundësinë për të përfituar disi prej tij.
Mikel Arteta ka zbuluar dhe dëshirën e tij për të zëvendësuar Xhakën. Bëhet fjalë për Declan Rice, por West Ham kërkon 100 milionë paundë, një shifër tepër e lartë. Në skenë tani ka dalë një tjetër opsion me Bayer Leverkusen që kërkon shkëmbimin e Xhakës me Moussa Diaby.
Klubi gjerman është gati që ti ofrojë një kontratë afatgjatë futbollistit që aktivizohet me përfaqësuesen zvicerane, diçka që e tundon Xhakën për të shqyrtuar ofertën e skuadrës gjermane.
Arsenal në anën tjetër do të shtonte në organikë një lojtar me shumë cilësi, pasi Diaby ka shënuar 9 gola gjatë këtij edicioni në Bundesligë.