Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama është duke zhvilluar mbledhjen e parë të Kryesisë për vitin 2024. Në takim do të marrin pjesë drejtuesit politik të qarqeve dhe ministrat. Sipas Top Channel mbledhja ka karakter organizativ të partisë.
Rama ka kërkuar të dijë si po shkojnë takimet e nisura në bazë nga drejtuesit politik. Po ashtu, është raportuar për ecurinë e zgjedhjeve për drejtuesit e rinj të oganizatave të partisë.
Synohet zgjedhja e kryetarëve të rinj të organizatave për ti dhënë impulse të reja partisë në bazë. Për kryetarët aktual të organizatave do të analizohet rezultati në zgjedhjet e shkuara. Procesi zgjedhjes së kryetarëve të rinj duhet të përfundojë deri në muajin mars.