Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZhduket 30 vjeçari pa lënë gjurmë, familja kryen denoncimin në polici.

Zhduket 30 vjeçari pa lënë gjurmë, familja kryen denoncimin në polici.

Familja Sakaj në Suk1 të Roskovecit kërkonë ndihmën e policies për gjetjen e djalit të humbur prej 5 ditësh Ferit Sakaj 30 vjeç

I zhdukuri Ferit Sakaj

Lajmin e konfirmojnë kunati dhe e motra e të humburit  që jetojnë e punojnë prej vitesh emigrantë në Greqi. Ata pohojnë se një ditë më pare familjarët e tij (e jëma) kishin shkuar në policinë e Roskovecit ku kan kryer edhe denoncimin për zhdukjen e tij. 30 vjeçari ishte larguar nga banesa pesë ditë më parë dhe nuk është kthyer më. Largimi ka qënë në datën një të janarit.

Familja Sakaj është e dëmtuar  pasi kryefamiljari ka ndërruar jetë duke peshkuar në lumin e Semanit disa vite më pare, ndërsa një vëlla tjetër 14 vjeç Ergis Sakaj gjeti mbytjen po në lumin Seman në muajin gusht të vitit 2022. Familjarët thonë se ai ishte dhe sëmurë.

Mamaja e 30 vjeçarit ka kryer denoncimin në polici dhe u ka thënë se djali i kishte thënë se do shkonte tek e motra në Fier, pasi ajo ka një vajzë të martuar në Fier, por kishin kaluar 5 ditë dhe djali nuk po kthehej në familje.

Policia

Në datë 05.01.2023, në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja Z. S., 51 vjeçe, banuese në Suk 1, Roskovec, ka kallëzuar se djali i saj, 32 vjeç, është larguar nga banesa në datë 02.01.2023 dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet do i kalojnë Prokuorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME