AKTUALITET

Zjarr i madh në Tragjas të Vlorës, era e fortë rëndon situatën

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Tragjasit në Vlorë mbrëmjen e sotme. Zjarri ka djegur deri tani sipërfaqe të mëdha me shkurre. Të ndihmuar nga era flakët po përparojnë shpejt. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur mjetet e zjarrfikëses dhe forca për të bërë të mundur shuarjen.

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë po sot në mbrëmje edhe një sipërfaqe të madhe me shkurre, pyje e ferra në malin e Gamit, mbi fshatin Mukje të njësisë Nikël në Fushë-Krujë. Në këtë zonë situata vështirësohet për shkak të terrenit, duke pamundësuar ndërhyrjen e sherbimeve zjarrsikese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button