Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETZjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve

Forcat e Armatosura dhe helikopteri Cougar, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë angazhuar gjatë ditës së sotme në aksionin e shuarjes së vatrave të zjarrit në Peshtan, Qafa e Shkozës dhe fshatin Kreshpan në njësinë administrative Cakran, të bashkisë Fier.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se efektivë të Forcave të Armatosura dhe 7 mjete u angazhuan krah forcave zjarrfikëse të bashkisë Vlorë për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane.

“Aktualisht nuk ka flakë, por vijon të ketë tym për shkak të djegieve të brendshme, pa probleme për qytetin.

Po punohet ndërkohë në disa zona të tjera të vendit: në fshatin Çeprat, njësia administrative Shushicë, ku era e fortë favorizon përhapjen e flakëve. Në fshatin Kus pranë Liqenit të Thatë në Tiranë po punohet me 20 forca e 4 mjete për izolimin total të flakëve.

Situatë problematike ka edhe në fshatin Buz të bashkisë Memaliaj, ku era vështirëson punën. 13 efektivë dhe një mjet janë angazhuar në shuarjen e zjarrit në fshatin Skrevan në bashkinë Dimal, vatër e cila u riaktivizua”, thotë ministri Peleshi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME