Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen “Afrim i Ri” anës rrugës Fier – Seman në Fier.
Burime informacioni bëjnë me dije se ka qënë ora rreth 4 e mëngjesit kur janë njoftuar forca zjarrfikse për të shkuar që të shuajnë zjarrin në një servis automjetssh. Zjarri ka përfshirë servisin brenda tij ndërkohë që para tij ka pasur mjete të karamboluara por që nuk janë përfshirë nga zjarri.
Dy mjete zjarefikse shkuan për të shuajtur flakët që kanë përfshirë servizin, por që ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
Në vendngjarje dhe ekspertë të kriminalistikës për të përcaktuar shkaqet e rlnies së këtij zjarri. Nga zjarri ka pasur dëme në mjetet e hapsirat e punës në servis por nuk ka pas dëme në auromjete apo në njerëz.