AKTUALITET

Zjarri përfshin pallatin në Lushnje, disa persona përfundojnë në spital

Një zjarr ka shpërthyer në katin e parë të një pallati pranë Bulevardit të Palmave në Lushnje. Shkaku i zjarrit ishte djegia e një paneli elektrik në një bllok pallatesh, ndërsa mungesa e energjisë elektrike dhe ndërprerja e punës së ashensorëve e vështirësuan ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe policisë.

Zjarri u shua nga zjarrfikësit. Tymi i dendur nga plastikat dhe kabujt përcjellës e vështirësoi punën e ekipit të emergjencës, por fatmirësisht nuk pati viktima. Disa persona me probleme frymëmarrjeje u transportuan në spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore.

Aktualisht, energjia elektrike nuk është rikthyer në bllokun e pallateve, por zjarrfikësit konfirmojnë se nuk ka persona në rrezik në apartamentet që u përfshinë nga flakët dhe tymi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button